Ndërlidhjet

BEOGRAD


Serbia dhe Mali i Zi premtuan se brenda një muaji do ta arrestojë Ratko Mlladiqin, njërin nga më të kërkuarit për krime lufte. Presidenti Svetozar Maroviq e bëri këtë premtim, pas takimit në Beograd me kryeprokuroren e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte.
Po sot, policia serbe ka arrestuar disa ish-pjesëtarë të njësisë paramilitare që shihen në një videoincizim duke ezekutuar muslimanë të Bosnjës në Srebrenicë.
Videoincizimi u shfaq dje gjatë procesit kundër ish-presidentit jugosllav, Slobodan Millosheviq, në Hagë.
XS
SM
MD
LG