Ndërlidhjet

BRUKSEL


Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Olli Rehn, tha se procesi i zgjerimit do të vazhdojë, pavarësisht nga refuzimi i Projekt-kushtetutës në Francë dhe Holandë.
Ai tha se do të ketë zgjerim të mëtejshëm, mirëpo dobishmëria e këtij procesi duhet t'u shpjegohet në mënyrë më të plotë qytetarëve në shtetet e vjetra të BE-së. "Kandidatëve do t'u kërkohet rigorozisht plotësimi i kritereve të anëtarësimit", tha Rehn.
XS
SM
MD
LG