Ndërlidhjet

KANDAHAR


Policia afgane ka vendosur postë-blloqe rreth Kandaharit, në kërkim të bashkëfajtorëve të sulmuesit vetëvrasës i cili dje, në xhaminë kryesore të qytetit, la të vrarë të paktën 20 veta. Zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Lutfullah Mashal, duke e komentuar këtë sulm, sot në Kabul, tha: "Sulmet terroriste janë shtuar kohëve të fundit, dhe kjo tregon se armiqtë e Afganistanit, janë mposhtur në vijat e frontit. Ata tani janë përqëndruar në caqe të dobëta, si organizatat dhe punëtorët humanitare", tha Mashal.
XS
SM
MD
LG