Ndërlidhjet

logo-print

SARAJEVË


Kryeprokuroja e Gjykatës së Hagës, Carla del Ponte, po vazhdon turneun e saj ballkanik me vizitën në Sarajevë. Vizita e saj vjen pas njoftimit të Serbisë se ka arrestuar tetë paraushtarakë, të cilët ishin filmuar duke vrarë gjashtë të rinj boshnjakë në afërsi të Srebrenicës në vitin 1995.
Gjatë takimeve të djeshme të Del Pontes në Beograd ajo ka marrë premtimin zyrtarëve serbë se do të vihen në kërkim dhe do të arrestojnë Ratko Mlladiçin brenda këtij muaji.
Ky turne i Del Pontes në Ballkan po zhvillohet vetëm pak ditë para paraqitjes së raportit në Këshillin e Sigurimit.
XS
SM
MD
LG