Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Komisioni Evropian sot e ka hedhur poshtë kërkesën e ministrit italian, i cili kërkoi Italia ta heqë valutën e përbashkët evropiane dhe ta përdorë lirën italiane.
"Euro do të jetë përgjithmonë", tha zëdhënësja e komisionit Amelia Torres, pas deklarimeve të ministrit italian për Çështje Sociale Roberto Maroni në të përditshmem "La Republica", se euroja e ka kthyer prapa zhvillimin eknomik.
"Euro është djalë i ligjshëm i modelit evropian që po dështon", tha Maroni, i cili është anëtar i Ligës Veriore, njërit nga partnerët kryesorë të kryeministrit Silvio Berlusconi.
Dështiminin e mundshëm të valutës evropiane e kanë parashikuar edhe disa ekspertë në Gjermani.
Euro pësoi rënie të shpejtë në tregjet finansiare në dy javët e kaluara, sidomos pasi në Francë dhe Holandë u refuzua projekt kushtetuta e Bashkimit Evropian.
Ndërkohë kryeministri i Luksemburgut Jean-Claude Juncker, sot deklaroi se do të japë dorëheqje nëse Luksemburgu e refuzon kushtetutën e Bashkimit Evropian në referendumin në korrik.
XS
SM
MD
LG