Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën 10 besimtarë janë vrarë sot në Bagdad, derisa 13 të tjera janë plagosur gjatë një ceremonie fetare. Besimtarët po i këndonin profetit Muhamed kur ndodhi sulmi vetvrasës.
Gjatë 24 orëve të fundit mbi 30 njerëz janë vrarë në sulmet vetvrasëse në pjesë të ndryshme të Irakut.
Qeveria irakiane ka theksuar se në operacionin kundër kryengritësve në Bagdad janë arrestuar rreth 700 të dyshuar, janë vrarë 28 militantë dhe janë kapur sasi të mëdha armësh.
XS
SM
MD
LG