Ndërlidhjet

PHENIAN


Koreja e Veriut e ka shprehur kënaqësinë meqë presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush i është referuar liderit verikoeran si "zoti Kim Jong-il".
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme tha se kjo mund ta përmirësojë atmosferën për rifillimin e bisedimeve mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut.
Prononcimet e djeshme të presidentit amerikan u dalluan nga komentet e tij të mëparshme.
Në prill, presidenti Bush e quajti presidentin verikorean "tiran" dhe "njeri të rrezikshëm"
XS
SM
MD
LG