Ndërlidhjet

SARAJEVË


Kryeprokuroja e Tribunalit së Hagës, Carla del Ponte, sot mbërriti në Sarajevë.
Vizita e saj përkoi me njoftimin e Serbisë për arrestimin e 8 paraushtarakëve, të cilët ishin filmuar duke vrarë gjashtë të rinj boshnjakë në afërsi të Srebrenicës në vitin 1995.
"Më duhen Radovan Karaxhiqi dhe Ratko Mlladiçi në Hagë përpara 11 korrikut, kur do të marr pjesë në komemoracionin në Srebrenicë", u tha del Ponte gazetarëve në Sarajevë.
Turneu i Del Pontes në Ballkan zhvillohet pak ditë para paraqitjes së raportit të saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG