Ndërlidhjet

UASHINGTON


Raporti më i ri i Departamentit të Shtetit thotë se 14 vende, kryesisht nga Azia dhe Afrika, mund të përballen me sanksione sepse nuk e kanë luftuar trafikimin e qenieve njerëzore.
Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice e shfaqi shpresën se raporti do të rezultojë me rritje të përpjekjeve për të penguar trafikimin e njerëzve.
"Ne besojmë se raporti i sivjemë do ta rritë vetëdijen ndërkombëtare për krimet e trafikimit, dhe do t'i nxitë qeveritë në mbarë globin, që të ndërmarrin aksione të vendosura. Të gjitha shtetet duhet të punojnë së bashku për t'i penguar, përndjekur dhe dënuar trafikantët, si dhe t'i mbrojnë dhe riintegrojnë viktimat në shoqëri", tha Rice.
Raporti, i cili ka trajtuar gjendjen në 150 vende të botës, thotë se rreth 600 mijë njerëz në vit, kryesisht gra dhe fëmijë, janë viktima të trafikimit.
XS
SM
MD
LG