Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ushtria e Shteteve të Bashkuara, për të parën herë, ka dhënë detaje të keqtrajtimit të Kuranit nga personeli amerikan në burgun për të dyshuarit terroristë në Guantanamo Bay në Kubë. Në një kumtesë të Pentagonit, të publikuar mbrëmë vonë, thuhet se në një rast një ushtar amerikan qëllimshëm ka goditur Kuranin, duke shkelur rregullat ushtarake lidhur me trajtimin e librit të shenjtë mysliman.Në këtë raport përshkruhen edhe disa incidente të tjera. Pentagoni ka kumtuar se hetimet kanë treguar se nuk ka pasur dëshmi të besueshme se personeli amerikan e ka hedhur Kuranin në tualetë.
XS
SM
MD
LG