Ndërlidhjet

SINGAPOR


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, ka kritikuar mediat në Lindjen e Mesme për nxitjen e frymës antiamerikane dhe promovimin e axhendës së militantëve islamistë.
Rumsfeld ka akuzuar televizione të tilla si Al-Jazzira për publicitet të kauzës së terroristëve, veçanërisht përmes shfaqjes së videove ku jepen pengjet e huaja, që nën kërcënimin e armëve kërkojnë nga qeveritë e tyre të mos mbështesin koalicionin në Irak apo Afganistan.
Rumsfeld ka shtuar se mbulimi që i bëhet Shteteve të Bashkuara nuk është i ndershëm.
"Nëse dikush jeton në Lindjen e Mesme dhe shikon për çdo ditë televizione të tilla si Al-Jazzira, edhe nëse je amerikan, do fillosh të besosh se Amerika është e keqe. Dhe që të jem i sinqertë unë nuk mendoj se Amerika është e keqja e botës", tha Rumsfeld.
Më tej shefi i Pentagonit duke folur për Kinën ka kërkuar nga Pekini zyrtar që të lejojë më shumë liri politike për popullin kinez.
XS
SM
MD
LG