Ndërlidhjet

UASHINGTON


Pentagoni ka bërë për herë të parë publike detaje mbi keqpërdorimin e Kuranit nga personeli amerikan në burgun në Guantanamo.
Sipas të njëjtave burime në një rast një ushtar amerikan qëllimisht ka shqelmuar Kuranin e një të burgosuri, çfarë është në kundërshtim me rregullat amerikane për trajtimin e librit të shenjtë të fesë islame.
Në të tjera incidente flluska uji të hedhura nga rojet e burgut kanë lagur një numër kuranesh të të burgosurve. Por Pentagoni ka theksuar se nuk ka gjetur asnjë rast që personeli ushtarak ta ketë hedhur librin e shenjtë në tualet, siç u raportua nga javorja "Neësëeek".
XS
SM
MD
LG