Ndërlidhjet

logo-print

SINGAPOR


Shefat e Mbrojtjes nga rajoni i Paqësorit, të cilët sot e përfunduan Forumin triditësh në Singapor, përsëritën angazhimin për zgjidhje paqësore të krizës bërthamore me Korenë e Veriut. Ministri australian i Mbrojtjes, Robert Hill tha se Kina duhet të bëjë më shumë për kthimin e Penianit në bisedime. Ndërkaq, një zyrtar i lartë amerikan tha se Uashingtoni do të vendosë brenda disa javësh nëse këtë çështje do ta dërgojë në Kombet e Bashkuara, për sanksione ndaj shtetit komunist.
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld, i cili e kryesonte delegacionin amerikan, nga Singapori ka udhëtuar për në Tajlandë. Të hënën ai do të takohet me kryeministrin Thaksin Shinawatra dhe me zyrtarë të ministrisë së Mbrojtjes. Të martën Rumsfeld udhëton për në Norvegji.
XS
SM
MD
LG