Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se trupat e saj kanë zbuluar një bunker të madh të kryengritësve në perëndim të Irakut. Ushtria tha se bunkeri ishte i pajisur me klimatizim, telefona celularë, banjo dhe një rezervë të madhe armatimi. Kompleksi ishte 170 metra i gjerë dhe 275 i gjatë, dhe nuk kishte njeri brenda.
Ndërkaq në Bagdad, forcat irakiane të mbështetura nga forcat e koalicionit, kanë vazhduar operacionin "Rrufeja" që synon eliminimin e kryengritësve. "Kur filloi operacioni, njerëzit ishin skeptikë. Por, ata duhet të presin ca kohë për t'i parë rezultatet. Në fakt, unë mendoj se njerëzit janë të kënaqur sepse tani mund ta ndjejnë përmirësimin e sigurisë. Suksesi i operacionit mund të vlerësohet vetëm më vonë, kur rezultatet do të bëhen të njohura dhe publike", tha Jalil Khalaf, një komandant i Gardës Kombëtare të Irakut.
XS
SM
MD
LG