Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Policia tha sot se ka arrestuar 24 serbë për sulmin me gurë ndaj konvojit të autobusëve me tifozë kroatë që po ktheheshin nga ndeshja kualifikuese për Botërorin në Bullgari. Sipas deklaratës së Policisë, konvoji është sulmuar në afërsi të Beogradit. Një kroat është lënduar lehtë dhe disa autobusëve u janë thyer xhamat. Më pas, konvoji ka vazhduar rrugën me përcjellje të policisë.
XS
SM
MD
LG