Ndërlidhjet

logo-print

SINGAPOR


Shefat e Mbrojtjes nga rajoni i Paqësorit, të cilët sot e përfunduan Forumin triditësh në Singapor, përsëritën angazhimin për zgjidhje paqësore të krizës bërthamore me Korenë e Veriut. Ministri australian i Mbrojtjes, Robert Hill tha se Kina duhet të bëjë më shumë për kthimin e Penianit në bisedime. Kurse kreu i delegacionit amerikan, Donald Rumsfeld, kërkoi ndryshime politike në Kinë. Pas Singaporit, ai shkoi në Tajlandë, ku nesër do të takohet me kryeministrin Thaksin Shinawatra dhe me zyrtarë të ministrisë së Mbrojtjes.
XS
SM
MD
LG