Ndërlidhjet

KABUL


Nëna e Clementina Cantonit, punëtores humanitare të rrëmbyer tri javë më parë në Kabul, i ka lutur nënat e rrëmbyesve që të kërkojnë lirimin e vajzës së saj. Beatrice Spadacini, zyrtare e shtypit për "Care International", tha se nëna e Clementinës, këtë apel e ka bërë përmes një letre të hapur. "Na ka ardhur një letër nga nëna e Clementinës. Përmes letrës luten nënat e rrëmbyesve, por edhe të gjitha nënat në Afganistan, që të ndikojnë për lirimin e vajzës së saj", tha Spadacini.
Edhe Papa Benedikti i XVI-të, në adresimin e sotëm në Sheshin e Shën Pjetrit, kërkoi lirimin e Clementina Cantonit.
XS
SM
MD
LG