Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian e ka mirëpritur vendimin e qytetarëve të Zvicrës, për të hyrë në zonën e Shengenit. Në referendumin e sotëm, 55 përqind e votuesve e aprovuan planin e qeverisë për t'iu bashkuar 15 shteteve që përbëjnë zonën e Shengenit.
Ministri i Drejtësisë i Luksemburgut, Luc Frieden, vendi i të cilit aktualisht e kryeson BE-në, e cilësoi ditën e sotme – ditë të mirë për BE-në dhe Zvicrën.
Rezultatin e referendumit e përshëndetën edhe Komisionerja e BE-së për Marrëdhënie me Jashtë, Benita Ferrero-Valdner, dhe Komisioneri i Drejtësisë, Franko Fratini.
XS
SM
MD
LG