Ndërlidhjet

PRISHTINË


Organizata me seli në Paris "Reporterët pa kufij", ka shfaqur brengosje të thellë për sulmin ndaj Bardhyl Ajetit, gazetar i të përditshmes "Bota Sot", i cili vazhdon të jetë në gjendje kome. "Jemi thellësisht të shqetësuar për këtë tentim vrasje dhe nga UNMIK-u presim të ndërmarrë të gjitha masat për identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të këtij sulmi", thuhet në letrën që Reporterët pa Kufij i kanë dërguar shefit të UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen.
"Gazetarët duhet të jenë në gjendje të punojnë në siguri të plotë në Kosovë, pavarësisht nga linja redaktoriale e mediumit të tyre", thuhet në letrën e Reporterëve pa Kufij.
Sulmin ndaj Bardhyl Ajetit e ka dënuar edhe Zyra Amerikane në Prishtinë. Shefi i saj, Philip Goldberg, ka thënë se përpjekjet e dhunshme për të ndikuar dhe frikësuar gazetarët, janë në kundërshtim me atë që banorët e Kosovës synojnë, dhe për çka punojnë një kohë të gjatë.
XS
SM
MD
LG