Ndërlidhjet

LONDËR


Zyra e kryeministrit britanik, Tony Blair, ka konfirmuar sot shtyerjen e referendumit për Projekt-kushtetutën e Bashkimit Evropian. Sekretari i Jashtëm, Jack Straw, i ka thënë Parlamentit se nuk ekzistojnë arsye për mbajtjen e referendumit në këtë kohë, pas refuzimit të dokumentit në Francë dhe Holandë. "Mbetet pikëpamja jonë se Projekt-kushtetuta përfaqëson rregulla të reja të ndjeshme për Bashkimin e zgjeruar Evropian. Tash për tash, ne nuk shohim arsye për referendum", tha Straw.
Ndërkaq, kryeu i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, u ka bërë thirrje udhëheqësve që të mos deklarojnë se Kushtetuta ka dështuar.
Referendumi në Britani ishte paraparë për në pranverë të vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG