Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Nga disa shpërthime në Irak janë vrarë të paktën 17 njerëz. Gjeneral brigade Anwar Mohammed Amin, tha se në Havixhah, qytet rreth 240 kilometra në veri të Bagdadit, nga shpërthimi i një bombe skaj rrugës, janë vrarë tre civilë. Zyrtarë të ushtrisë thanë se në të njëjtin vend, nga tri sulme me vetura bombë janë vrarë edhe të paktën 14 ushtarë dhe civilë. Raportohet po ashtu se një sulm me veturë bombë në Bagdad, ka rezultuar me viktima.
Ndërkohë, forcat irakiane dhe ato amerikane po e vazhdojnë operacionin "Rrufeja", që ka për qëllim eliminimin e kryengritësve në Bagdad.
XS
SM
MD
LG