Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Në Prishtinë sot është themeluar Forumi politik i Kosovës, në të cilin marrin pjesë presidenti Ibrahim Rugova dhe përfaqësuesit e katër partive më të mëdha politike, LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja dhe Ora. Forumi drejtohet nga kryeadministratori Soren Jessen Petersen, i cili tha se do të ketë rolin e moderatorit apo lehtësuesit të takimeve. Pas takimit të parë të zhvilluar sot në selinë e UNMIK-ut, ky Forum u tha se ka identifikuar disa çështje si interes nacional për Kosovën, që do të jenë tema diskutimi në këtë trup, duke vecuar përgatitjet rreth diskutimeve për statusin e Kosovës si përparësinë numër një.
XS
SM
MD
LG