Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Ish presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç, ka komanduar drejtpërsëdrejti njësinë sekrete të policisë, të njohur me emrin "Akrepat, duke i dhënë atyre dritën e gjelbër për vrasje dhe krime. Kjo është bërë e ditur nga një numër aktivistësh të të drejtave të njeriut, të cilët kanë sjellë më shumë fakte në këtë drejtim. Mediat serbe kanë publikaur një dokument, i cili tregon se kjo njësi është pjesë zyrtare e Njësisë Speciale të Antiterrorizmit dhe jo njësi paraushtarke.
Këto informacione kanë ardhur pas shfaqjes së videos, ku tregoshin anëtarë të kësaj njësie duke masakruar të rinj boshnjakë.
"Kjo njësi nuk ka qenë e vetmja që ka funksionuar në Bosnjë, ka pasur dhe të tjera, por që informacionet për to mbeten ende sekrete", ka deklaruar Dejan Anastasijeviç, analist ushtarak.
XS
SM
MD
LG