Ndërlidhjet

LONDËR


Pas shtyrjes së referendumit të mundshëm për kushtetutën evropiane, kryeministri britanik Tony Blair, ka mbështetur dokumentin në një intervistë për të përditshmen "Financial Times". Blair ka theksuar se Bashkimi Evropian ka nevojë për ligje që të funksionojë si duhet dhe kushtetuta është një "mënyrë e përkryer për të ecur përpara në këtë drejtim".
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do takohen në Bruksel për të diskutuar të ardhmen e kushtetutës pasi hedhjes poshtë që i bënë votuesit francezë dhe hollandezë.
Blair aktualisht gjendet për vizitë në Shtetet e Bashkuara, ku pasditen e sotme do takohet me presidentin Bush.
XS
SM
MD
LG