Ndërlidhjet

PRISHTINË


Nënsekretari amerikan i shtetit, Nicholas Burns, po qëndron sot në Prishtinë. "Jam këtu për të diskutuar për të ardhmen e Kosovës, sepse ky vit është vit i rëndësishëm për Kosovën", tha zoti Burns para fillimit të takimit të parë në Prishtinë me shefin e UNMIK-ut. Më pas ai është takuar me kryetarin Rugova, kryeministrin Kosumi dhe kryeparlamentarin Daci. Pasdite ai do takohet në një takim të përbashkët me përfaqësuesit e partive opozitare.
Vizita është pjesë e një turneu ballkanik, që synon të dëshmojë angazhimin amerikan për stabilitetin e Ballkanit, kanë thënë burimet amerikane.
XS
SM
MD
LG