Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian vlerëson se pavarësisht nga progresi i kohëve të fundit, Kroacia nuk është duke bashkëpunuar plotësisht me Tribunalin e Hagës. Kritikat e Komisionerit për Zgjerim, Olli Rehn, janë pjesë e një raporti të publikuar sot në Bruksel.
Rehn theksoi se Kroacia ka dështuar në gjetjen dhe arrestimin e gjeneralit Ante Gotovina, i kërkuar nga Tribunali.
Raporti i BE-së u publikua një ditë pasi kryeministri kroat, Ivo Sanader tha se pret të vlerësohen pozitivisht përpjekjet e vendit të tij për kapjen e Gotovinës.
XS
SM
MD
LG