Ndërlidhjet

KABUL


Qeveria afgane tha se negociatat për lirimin e Clementina Cantonit kanë arritur në një përfundim. Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Lutfullah Mashal, i përshkruajti ato si pozitive. "Procesi i negociatave dhe detajet të cilat tash për tash nuk mund t'i publikojmë, janë pozitive dhe na bëjnë optimistë për ditë e më tepër. Shpresojmë se shumë shpejt do të zgjidhet kjo çështje", tha Mashal.
Ai tha se kanë marrë garanci nga rrëmbyesit se 32 vjeçarja Cantoni është mirë me shëndet.
Cantoni u rrëmbye muajin e kaluar në Kabul.
XS
SM
MD
LG