Ndërlidhjet

VJENË


Vendimi i Tribunalit të Hagës për lirimin e Ramush Haradinajt është i arsyeshëm, sepse Haradinaj i nevoitet UNMIK-ut për të stabilizuar gjendjen në Kosovë, shkruan gazeta austriake Standard.
Në vjeshtë pritet të fillojnë bisedimet për statusin e ardhshëm të Kosovës, dhe në këtë fazë Haradinaj mund të ndihmojë sepse negociatat do të jenë të gjata dhe mund të zgjasin deri në fund të vitit 2006, vlerëson gazeta Standard.
Edhe Jane's Intelligence Digest shkruan se kthimi i Haradinajt në Kosovë privatisht është mirëpritur nga administrata e Kombeve të Bashkuara, e cila shpreson që ai të ketë ndikim stabilizues gjatë negociatave për statusin e ardhshëm të Kosovës.
XS
SM
MD
LG