Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap De Hoop Scheffer, ka deklaruar se prania e fuqishme e KFOR-it në Kosovë edhe më tutje do jetë e domosdoshme. Kjo për faktin që Kombet e Bashkuara kanë filluar proçesin e vlerësimit të jetësimit të standardeve dhe për shkak të hapjes së mundshme të bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës. Këto deklarata Scheffer i ka bërë në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve të NATO-s.
Në takim është debatuar edhe për mundësinë e zgjerimit të operacioneve në Afganistan dhe ndihmën për Bashkimin Afrikan, në misionin e tyre në rajonin e Darfurit në Sudan.
XS
SM
MD
LG