Ndërlidhjet

BEOGRAD


"Ratko Mlladiç ndoshta nuk do të jetë dhe për shumë kohë i fshehur", deklaroi në Beograd nënsekretari amerikan i Shtetit Nicholas Burns. Burns e ka bërë këtë deklaratë duke shtuar se ndihmat prej 10 milionë dollarë, që qeveria amerikane ia kishte bllokuar Serbisë e Malit të Zi, së shpejti do të mbërrijnë në Beograd. Ky vendim është rezultat i përpjekjeve të Beogradit për të arrestuar të akuzuarit për krime lufte nga Gjykata e Hagës.
"Përshtypja ime e fuqishme, pas bisedimeve në Beograd, është se qeveria po punon shumë seriozisht të gjejë gjeneralin Ratko Mlladiç dhe do bëjë përpjekje të sinqerta për kapjen e tij apo për mundësimin e dorëzimit vullnetar në Hagë", tha Burns. Më tej ai ka shtuar se do të ishte mirë që kapja e tij të bëhej para 10 vjetorit të masakrës së Srebrenicës.
Në Beograd Burns ka diskutuar dhe përgatitjet e Serbisë për bisedimet e mundshme për statusin përfundimtar të Kosovës. Diplomati i lartë amerikan ka qëndruar në Beograd pas vizitave në Sarajevë e Prishtinë.
XS
SM
MD
LG