Ndërlidhjet

BRUKSEL


Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve ka shprehur shqetësim për atentatin ndaj gazetarit kosovar Bardhyl Ajeti. "Ne jemi të tronditur nga sulmi i fundit", tha Aidan White, drejtuesi i kësaj organizate, për të shtuar se në gjithë botën 41 gazetarë kanë humbur jetën vetëm këtë vit. White ka kërkuar nga UNMIK-u të gjejë autorët dhe të hetojë arsyet përse nuk ishin marrë parasysh ankesat e Ajetit si dhe të rishohë proçedurat për mbrojtjen e gazetarëve.
Bardhyl Ajeti, gazetar i së përditshmes "Bota Sot", aktualisht gjendet për mjekim në Itali.
XS
SM
MD
LG