Ndërlidhjet

SIDNEJ


Një Komision gjyqësor australian ka kërkuar të lëshohet fletarrest ndërkombëtar për kirurgun me origjinë indiane Xhajant Patel, i cili ka ikur nga vendi në mars të këtij viti. Patel ka qenë drejtor i kirurgjisë në Spitalin e Bundabergut në Kuinsland, gjatë viteve 2003-2004, dhe në këtë kohë, 87 pacientë të tij kanë vdekur për shkak të operacioneve të dështuara. Ai njihet me pseudonimin "Doktor Vdekja", dhe akuzohet për vrasje, neglizhencë kriminale e mashtrim.
XS
SM
MD
LG