Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri i Brendshëm i Serbisë sot i ka mohuar raportet se dihet vend-ndodhja e të dyshuarit për krime të luftës Ratko Mlladiq, por tha se kërkimet për të arratisurin vazhdojnë.
E përditshmja e Beogradit Danas raportoi se kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës Carla del Ponte ia ka dhënë qeverisë serbe informacionin për vend-ndodhjen e Mlladiqit, gjatë vizitës së saj në Beograd javën e kaluar.
Ministri Dragan Jociq i tha komitetit të qeverisë të angazhuar për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës se nuk ka të vërteta në pohimet se autoritetet e dijnë ku fshehet Ratko Mlladiq.
XS
SM
MD
LG