Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush tha se Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut janë dakorduar se Koreja e Veriut duhet t'u kthehet bisedimeve 6-palëshe për programin e saj bërthamor.
Vërejtjet e presidentit Bush u bënë pas takimeve me homologun jug-korean Roh Moo-Hyun në Shtëpinë e Bardhë.
"Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara e ndajnë të njëjtin qëllim, që siujdhesa e Koresë të mos ketë armë bërthamore. Kjo është ajo që e diskutuam, dhe të dy ramë dakord se është qenësore që lideri i Koresë së Veriut zoti Kim Jong Il të heqë dorë nga armët e tij bërthamore", tha presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG