Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker, i cili aktualisht e kryeson Bashkimin Evropian, tha se ministrat e financave të vendeve më të pasura të botës, arritën marrëveshje për anulimin e borxheve të vendeve të varfëra.
Ministri britanik i Financave, Gordon Brawn, kryesues aktual i Grupit G-8, e konfirmoi marrëveshjen për anulimin e borxhit në vlerë prej 40 miliardë dollarësh. "Borxhet e 18 vendeve, në vlerë rreth 40 miliardë dollarë, do të anulohen menjëherë. Edhe 9 vendeve tjera pritet t'u shlyhen borxhet, brenda afatit prej 12 deri në 18 muajsh", tha Brawn.
XS
SM
MD
LG