Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i Përgjithshëm, Kofi Annan, ka vendosur të dërgojë në Liban një ekip të Kombeve të Bashkuara, për të verifikuar nëse kanë mbetur ende agjentë të zbulimit sirian.
Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur vendimin, kurse ambasadori rus, Andery Denisov, ka thënë se Moska e kundërshton atë.
Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti George Bush, u ka thënë gazetarëve se është i brengosur nga raportet për operimin e agjentëve të zbulimit sirian, në Liban. "Mesazhi ynë – jo vetëm i Shteteve të Bashkuara, sepse edhe OKB-ja e kanë thënë këtë, është që Siria duhet t'i tërhiqë nga Libani, jo vetëm forcat ushtarake, por edhe oficerët e zbulimit", ka thënë Bush.
XS
SM
MD
LG