Ndërlidhjet

PEKIN


Numri i të vdekurve nga vërshimet që goditën një shkollë në verilindje të Kinës ka arritur në 64 vetë.
Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua ka njoftuar se nga përmbytjet e djeshme në rajonin Heilongjiang, kanë vdekur 62 nxënës dhe 2 fshatarë. Sipas saj, në kohën e vërshimit në shkollë ishin mbi 350 nxënës nga 6 deri në 14 vjeçar, dhe rreth 30 mësues. Agjencia nuk ka sqaruar se sa njerëz janë ende të zhdukur.
XS
SM
MD
LG