Ndërlidhjet

KABUL


Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme afgane, Lutfullah Mashal, tha sot se Policia ka arrestuar 5 persona, në lidhje me rrëmbimin e punëtores italiane, Clementina Cantoni.
"Pesë të dyshuarit janë arrestuar para lirimit të saj", tha Mashal.
Ai, po ashtu e konfirmoi lirimin e nënës së rrëmbyesit të Cantonit, i prezentuar si Timur Shah, dhe tre të tjerëve, por i mohoi njoftimet se kjo ishte pjesë e marrëveshjes për lirimin e saj.
Po sot, në Afganistan, forcat e sigurisë kanë filluar një fushatë të mbledhjes së armëve, para zgjedhjeve të shtatorit. Në operacion do të jenë të përfshira edhe forcat e koalicionit të prira nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG