Ndërlidhjet

logo-print

TROMSOE/NORVEGJI


Nelson Mandela dhe disa yje të njohur të muzikës botërore, u kanë bërë thirrje vendeve më të pasura të botës të bëjnë më shumë për ta penguar përhapjen e AIDS-it në Afrikë dhe gjetkë.
Duke folur para 15 mijë njerëzve në një koncert humanitar në Tromsoe të Norvegjisë, Nelson Mandela tha se bota shpenzon më shumë për armë se sa për trajtimin apo mbështetjen e rreth 40 milionë të infektuarve nga virusi HIV, shkaktarin e AIDS-it.
"Ne jetojmë në një botë ku sëmundja pandemike AIDS-i na e kërcënon jetën. Megjithate, më shumë para shpenzojmë për armët, se sa për t'u ndihmuar miliona të infektuarve nga virusi HIV", tha Mandela.
Ish presidenti i Afrikës së Jugut dhe fitues i Çmimit Nobel për Paqe, djali i të cilit vdiq nga AIDS-i në janar, tha se historia do të gjykojë nëse gjenerata e tashme ka bërë sa duhet për ta luftuar krizën globale të AIDS-it.
Në koncertin morën pjesë yje të muzikës si Peter Gabriel, Robert Plant dhe Annie Lenox.
XS
SM
MD
LG