Ndërlidhjet

logo-print

PARIS


Gazetarja franceze Florence Aubenas është nisur për në Paris, pasi bashkë me përkthyesin e saj u lirua nga rrëmbyesit në Irak. Ata u rrëmbyen në Bagdad në 5 janar.
Aubenas pritet të arrijë pasdite në një bazë ushtarake franceze, kurse gjendja shëndetësore e saj raportohet e mirë.
Lirimin e përshëndeti edhe presidenti Jacques Chirac.
"Florence Aubenas dhe Hussein Hanun janë liruar. Ata janë mirë me shëndet dhe Florence tash është në aeroplanin, i cili do ta sjellë në Paris. Pas periudhës së gjatë e të dhimbshme 157 ditëshe, ata do t'u bashkohen familjeve. Dua ta shpreh gëzimin tonë dhe të gjithë popullit francez", tha Chirac.
XS
SM
MD
LG