Ndërlidhjet

PRISHTINË


I dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Kosovën Kai Aide, sot arrin për vizitë tre ditëshe në Kosovë.
Me këtë vizitë fillon vlerësimi i progresit të bërë në Kosovë, në forcimin e demokracisë dhe garantimin e të drejtave të pakicave, si parakusht për fillimin e bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës.
"Me ardhjen e tij do të fillojë procesi i vlerësimit gjithëpërfshirës", tha zëdhënësi i UNMIK-ut Neeraj Singh.
Kai Aide sot do të takohet me shefin e UNMIK-ut Soren Jessen-Petersen, komandantin e KFOR-it Yves de Kermabon dhe koordinatoren e UNMIK-ut për standardet Sara McCintosh.
Nesër Aide do të takohet me presidentin Ibrahim Rugova, kryetarin e parlamentit Nexhat Daci dhe kryeministrin Bajram Kosumi, kurse të mërkurën me liderët e opozitës Hashim Thaçi dhe Veton Surroi, si dhe me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.
Kai Aide ka deklaruar se raportin e tij për ecurinë e standardeve në Kosovë do ta përgatitë pavarësisht nga misioni i UNMIK-ut.
Kjo është vizita e parë e tij në Kosovë, pas emërimit nga sekretari i përgjithshëm i KB Kofi Annan.
XS
SM
MD
LG