Ndërlidhjet

TEHERAN


Kryeprokurori i Iranit Said Mortazavi tha se përgjegjësit për shpërthimet e djeshme, që lanë të paktën 10 të vrarë dhe rreth 75 të plagosur, janë "armiq të Zotit", të cilët do të zbulohen dhe do të ekzekutohen.
Mbrëmë vonë dy veta e humbën jetën nga shpërthimi në Teheran, kurse 8 veta u vranë dhe mbi 70 u plagosën nga shpërthimet në Ahvaz, kryeqytetin e provincës Khuzestan, e cila kufizohet me Irakun.
Përgjegjësinë për shpërthimet që ndodhën disa ditë para zgjedhjeve presidenciale, e pohoi një grup separatist iraniano-arab.
Autoritetet ndërkaq i kanë akuzuar grupet opozitare, për të cilat thanë se kanë ardhur nga Iraku në Iran për ta destabilizuar vendin para zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG