Ndërlidhjet

LUKSEMBURG


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian sot pritet t'i shqyrtojnë përpjekjet e Kroacisë për rifillimin e mundshëm të negociatave për anëtarësim në BE.
Zyrtarët thanë se negociatat me gjasë do të mbeten të pezulluara, pasi Kroacia nuk ka bashkëpunuar plotësisht me Tribunalin e Hagës.
BE-ja veçanërisht u ka bërë thirrje autoriteteve kroate që ta kapin dhe t'ia dorëzojnë gjykatës të arratisurin, gjeneralin Ante Gotovina.
XS
SM
MD
LG