Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Raporti im nuk do të fokusohet vetëm në shkallën e përmbushjes së standardeve, por edhe në situatën e përgjithshme politike", tha sot me të arritur në Prishtinë, i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Kai Eide.
Atë e ka pritur në aeroport shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, i cili tha se rekomandimet e Eides do të jenë shumë të rëndësishme.
Ambasadori norvegjez në NATO do të qëndrojë tri ditë në Kosovë, dhe gjatë vizitës ai do të takohet me të gjitha strukturat ndërkombëtare dhe vendore.
Përveç me shefin e UNMIK-ut, Eide është takuar sot edhe me komandantin e KFOR-it, Yves de Kermabon, dhe koordinatoren e UNMIK-ut për standardet, Sara McCintosh.
XS
SM
MD
LG