Ndërlidhjet

TEHERAN


Shefi i Zbulimit iranian, Ali Yunessi, tha se janë arrestuar disa të dyshuar në lidhje me shpërthimet e djeshme në Ahvaz, ku u vranë të paktën 7 veta.
Ai tha se të dyshuarit janë të lidhur me "elementë të jashtëm", ndërsa bëri të ditur se priten edhe arrestime të tjera.
Kurse sa i përket shpërthimeve në Teheran, Yunessi tha se nuk kanë arritur të identifikojnë përgjegjësit.
Po sot, kryeprokururi Said Mortazavi, ka thënë se përgjegjësit për sulmet janë "armiq të Zotit", të cilët do të zbulohen dhe do të ekzekutohen.
XS
SM
MD
LG