Ndërlidhjet

MOSKË


Kryeministri britanik, Tony Blair, tha sot se ekziston një "perspektivë reale" që në samitin e muajit të ardhshëm të Grupit G-8, të arrihet progres në uljen e borxheve afrikane dhe mbrojtjen e ambientit. Ai megjithatë pohoi se "negociatat do të jenë të vështira" për të dyja çështjet.
Në konferencën për gazetarë me presidentin rus Vladimir Putin, Blair i vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Britanisë. "Marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Britanisë dhe Rusisë, siç tha edhe presidenti Putin, janë shumë të mira. Patëm rastin të diskutojmë për shumë çështje, veçantërisht për marrëdhëniet tregtare, për bashkëpunimin në sektorin e energjisë, por jo vetëm për këto", u shpreh Blair.
XS
SM
MD
LG