Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Kryeministri Bajram Kosumi ka deklaruar sot se Kosova nuk është ferr për asnjë qytetar, as për serbët.
Në konferencën e "Ardhmja e Kosovës", që po mbahet në Prishtinë, Kosumi tha se nga Beogradi arrijnë "mesazhe dekurajuese që ua vështirësojnë jetën serbëve" dhe krijojnë probleme të mëdha për integrimin e tyre në shoqërinë kosovare.
Sipas tij, shumica e qytetarëve të Kosovës, jo vetëm shqiptarët, por edhe pjesëtarë të bashkësive tjera etnike, tashmë po deklarohen për pavarësinë e Kosovës.
Kosumi ka thënë se institucionet e Kosovës kanë bërë një hap të madh drejt përmbushjes së standardeve, ndërsa është shprehur i bindur se negociatat për statusin do të fillojnë në shtator dhe do të zgjasin më pak se një vit.
"Grupi i Kontaktit nuk e ka definuar të ardhmen e Kosovës. Kjo është detyrë e jona dhe e drejtë demokratike për të vendosur për ardhmërinë tonë", ka thënë Kosumi, duke shtuar se parakusht për normalizimin e marrëdhënieve në rajon, është zgjidhja e statusit të Kosovës dhe Malit të Zi.
XS
SM
MD
LG