Ndërlidhjet

LUKSEMBURG


Kryeministri britanik, Tony Blair, nuk ka pranuar kompromisin e ofruar nga Luksemburgu, kryesuesi i rradhës së Bashkimit Evropian, rreth debatit aktual për buxhetin mes Britanisë dhe Unionit.
Sipas zëdhënësit të Blairit kompromisi do t'i kushtonte Britanisë 30 miliardë euro në buxhetin e vendit për periudhën 2007 – 2013.
Britania e ka lidhur debatin për buxhetin e Unionit me rishikimin e financimeve për bujqësinë, çfarë është hedhur poshtë nga Franca, një nga vendet që përfiton më shumë nga këto fonde.
Pas bisedimeve në Luksemburg Blair ka udhëtuar drejt Parisit, ku do takohet me presidentin francez Jacques Chirac.
XS
SM
MD
LG