Ndërlidhjet

VJENË


Irani ka dështuar në dhënjen e informacioneve të mjaftueshme lidhur me ecurinë e programeve që synojnë prodhimin e uraniumit t ëpasuruar.
Kjo është bërë e ditur nga Mohamed El Baradei kreu i sapo rizgjedhur i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.
Ai ka kërkuar nga Irani të lejojë ekspertët e agjencisë që ai drejton që të hetojnë në terren në qendrat e dyshuara.
Shtetet e Bashkuara kanë ripërsëritur dyshimet e tyre për programet e Iranit që synojnë prodhimin e armëve bërthamore.
Teherani zyrtar i ka hedhur poshtë akuzat, derisa ka mirëpritur rizgjedhjen e El Baradeit.
XS
SM
MD
LG