Ndërlidhjet

PRISHTINË


I dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Anan, ambasadori Kai Eide, ka takuar sot presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova dhe kryeministrin Bajram Kosumi. Rugova dhe Kosumi theksuan se pavarësia e raportit të zotit Eide është e rëndësishme për të pasur një raport realist rreth përparimit të bërë në Kosovë. Vetë ambasadori Eide tha se do të jetë vazhdimisht në kontakt me institucionet e Kosovës gjatë punës së tij, që nis me intensitet të shtuar në fillim të korrikut.
XS
SM
MD
LG